​Ngacmohet ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë

Ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturën me targa diplomatike ishte ngacmuar nga një person i panjohur i cili kishte qenë me veturë me targa vendore.

Rasti ka ndodhur dje në ora 08:05në rrugën “Ismail Qemajli”, në Prishtinë. Sipas Policisë, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“I dyshuari më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.