Foto/ Sekuestrohet 75 kg marihuanë në Kosovë, 5 të arrestuar

Policia e Kosovës ka konfiskuar 75 kg lëndë narkotike që dyshohet se është e llojit marihuanë dhe ka arrestuar 5 persona. Droga dyshohet se ka hyrë në Kosovë nga vendet fqinje dhe ishte e destinuar për në vendet e BE-së.
"Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me narkotik në koordinim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë, ka realizuar një operacion të suksesshëm ku janë arrestuar pesë të dyshuar dhe janë konfiskuar 74 kilogramë e 944 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tre vetura, para të gatshme, telefona mobil pjesë të armës dhe municion. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48-orë," njofton policia e Kosovës.
Operacioni ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorinë.


