Gazetari: Edhe emisioni më i keq ka audiencën më të mirë

Në një kohë kur konkurrenca mes televizioneve për të tërhequr sa më shumë audiencë  është e lartë, duket se cilësia e emisioneve ka rënë në hije.

Për këtë gazetari i vipave shqiptarë, Ervin Kurti, pohoi se nuk ka emisione të këqija, pasi dhe emisioni më i "keq" ka audiencën më të mirë, sipas tij.

Më tej Kurti tha se në televizion duhet të ketë vend për të gjitha kategoritë e emisioneve, pasi secila prej tyre ka një publik që i ndjek de i pëlqen.

"Edhe emisioni më i keq ka audiencën më të mirë. Edhe emisionet më të këqija kanë një kategori që e pëlqejnë. Nuk duhet gjykuar asgjë. Dhe e keqja e ka një gjë të mirë. Në televizion duhet të ketë vend për të gjitha kategoritë", tha Ervin Kurti.

Ndër të tjera Kurti zbuloi për "Ditë e Re" se moderatorja e tij e preferuara në emisionin që ai drejton është Argjira Spanca.

"Një nga vajzat që mua më pëlqen dhe ndjej energji të mirë është Argjira Spanca. Kam marrëdhënie të mira dhe me vajzat e tjera, kryesisht marrëdhënie korrekte", u shpreh Kurti./Ora News/