Vipat nuk janë siç duken, Ervin Kurti: U burrërova dhe kuptova se...

A janë vipat e showbizit shqiptar ashtu siç duken?  A reflekton Instagrami jetën reale të personazheve publike në Shqipëri?

Gazetari i showbizit shqiptar, Ervin Kurti, thotë se figurat publike nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. "Edhe showbizi ka anët e tij të errëta", thotë Ervin Kurti në emisionin "Ditë e Re" në ekranin  e RTV Ora.

Ndër të tjera Kurti thekson se në disa raste  personazhet publike janë më të mirë nga se duken në rrjetet sociale.

"Me kalimin e viteve u burrërova dhe kuptova se showbizi nuk është ai që duket, ka anët e errëta.

Jo të gjithë vipat janë ashtu si duken në Instagram, ndonjëherë janë edhe më të mirë. Me mua janë sjellë shumë mirë ", shprehet Ervin Kurti.

Ndërsa komenton emisionet në televizionet shqiptare, Kurti thotë se nuk ka emisione të këqija, pasi dhe ato produkte televizive ndiqen dhe pëlqehen  nga një audiencë.

"Edhe emisioni më i keq ka audiencën më të mirë. Edhe emisionet më të këqija kanë një kategori që e pëlqejnë. Nuk duhet gjykuar asgjë. Dhe e keqa e ka një gjë të mirë", thotë Ervin Kurti./Ora News/