Kallini: Serena Sula më qante në telefon bashkë me mamanë e vetë: Si të "rris" Instagramin?

Në studion paralele të D-Night mbrëmjen e djeshme ishte Bledi Mani i njohur ndryshe si 'kallini'.

I njohur në rrjetet sociale për videot humoristike që bënë. I pyetur për konfliktet që ka pasur në Instagram nuk nguroi të shprehej edhe për Serena Sulën ku bëri goxha deklaratë.

Ai tha:"Në fillim fare kur hapi Instagramin, kjo më mori mua me kamer me gjithë mamin e vetë, si t'ja bëj unë të rris Instagramin? Qanin nënë e bijë, si nëpër vaki. Kësaj i ishte mbyllur Instagrami me 10k dhe më pa që kisha audienc e kështu gjërash. I thash të futej live me mua të bënte twerk. E rrita, e edukova në marketing, na shiti", shpreh Kallini për Serena Sulën.

Për më shumë ndiqni videon:

D-Night trasmetohet nga e hëna në të enjte LIVE në RTV ORA nga Dajana Shabani.