Mbërrijnë në Shqipëri 74,880 doza të vaksinës Pfizer

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale, ku njofton se deri më ani në vendin tonë kanë mbërritur 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. 

Postimi i Manastirliut: 

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer,  pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.

Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.