“Turp të ketë”, aktivistja e PD: Basha po të ishte burrë të përjashtonte para se të merrte votat për kryetar partie
Një simpatizante në ‘’Foltoren”e ish-Kryeministrit Sali Berisha në Pogradec është shprehur e revoltuar ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Ajo shprehet se ky i fundit po të kishte qenë burrë do e kishte përjashtuar Berishën para se të zgjidhej sërish kryetar i PD, teksa shton se këtë vendim nuk e ndërmori atëherë për shkak se donte që të merrte votat.
Më tej ajo i ka kërkuar Berishës që të marrë drejtimin e PD.
“Ju jeni nderi i kombit. Basha turp të ketë. Po të ishte burrë ai, e kishte marrë vendimin për përjashtimin tuaj para se të bëhej kryetar i PD-së, por nuk ia mbante se asnjë votë s’do të merrte. Për hatrin tuaj kanë votuar të gjithë. Jemi rrënuar Zoti Berisha. Kemi pensione të ulëta. Sot marrë pensionin nesër nuk kam bukë të hanë. T’u bëftë dita një mijë zoti Berisha. Ju lutem na prijë drejt ndryshimit”, tha mbështetësja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
