Baçi: Vetë Basha ka thënë se nuk është dakord me vendim e DASH për Berishën, PD fiton me Foltoren
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Luan Baçi, deputet PD-së u shpreh se vetë Basha në përjashtimin e Berishës, është shprehur qartë se nuk është dakord me vendimin e DASH
Ai theksoi se vetë Berisha është treguar shumë transparent duke iu drejtuar gjykatës në Francë dhe nuk kërkoi strehë në parti.
Baçi: Vetë Basha në përjashtimin e Berishës, është shprehur qartë se nuk është dakord me vendimin e DASH dhe vërtetësinë e fakteve që ata mund të servirin. Ai tha se është i detyruar nga një vendim i padrejtë. Unë si një anëtar i PD-së nuk jam i detyruar që të besoj çdo vendim që merret nga DASH.
Vetë Berisha është treguar shumë transparent duke iu drejtuar gjykatës në Francë dhe nuk kërkoi strehë në parti. Berisha vazhdoi punën e vet, ndërsa reagoi vetëm kur kishte një vendim të padrejtë nga ana e Bashës. Në këtë proces PD fiton shumë, sepse është një analizë e mirëfilltë.
