Pensionet 300 euro për minoritarët grekë, Guri: S’do e marrin të gjithë, do ketë reduktime

Duket se Greqia do të rikthejë pensionet për minoritarët grekë në Shqipëri pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje.

Në lidhje me këtë përfaqësuesi i Komunitetit shqiptar në Greqi  Etmond  Guri, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se është një lajm i shumëpritur, ndërsa shton se çdo gjë varet nga buxheti që  qeveria do të miratojë.

Edmond Guri: Është një lajm i shumëpritur. Është një lajm i mirë për shkak të krizës. Çdo gjë varet nga projekt buxheti që do të miratohet, ku do parashikohet dhe pjesa që do të subvencionojë me pension minoritarët.

Sipas tij jo të gjithë minoritarët grekë në Shqipëri, do të marrin pension pasi do të ketë një reduktim.

Edmond Guri: Jemi thjesht në premtimin e Kryeministrit dhe deri në zbatim të këtij plani është një kohë shumë e gjatë. Unë mendoj se jo të gjithë do të marrin këtë pension por do të ketë një reduktim. Do të ketë një përmirësim të kuadrit ligjor nga ana e shtetit grek por kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejt te pensioni në Shqipëri.

Ky reduktim vjen edhe për shkak të pandemisë duke qenë se sistemi shëndetësor është në kolaps dhe rastet e reja dhe viktimat si pasojë e Covid-19, po rriten.

Edmond Guri: Shteti grek është shumë delikat në vënien e kufizimeve. Kjo do bëjë që të kemi reduktimin e përfituesve të pensionit nga shteti grek. Janë disa kategori, kryesisht emigrant që nuk janë me dokumente të rregullta apo të plota në Greqi të cilët shumë herë privohen nga paketat që jep qeveria. Mendoj që do të ketë reduktime për arsye se kemi raste të shumta me Covid-19, viktima. Kjo e sjellë qeverinë që të kujdeset për shëndetin e njerëzve për shëndetësinë që është në kolaps.

Përgatiti për online Anila Kolgjini.