Berisha sfidon haptazi Ramën: Hajde në debat televiziv të t’i numëroj krimet dhe mëkatet!
Kryeministri Edi Rama, po aq sa Lulzim Basha është në fokus së betejës politike të Sali Berishës.
Nga Pogradeci ish-kryeministri ftoi kreun e qeverisë në një debat televiziv, ku tha se do t`i numërojë atij të gjitha mëkatet.
"Edvin je i pashpresë, Foltorja të ka kallur datën. Para se të të japim duart, dua të të ftoj në nëj debat televiziv," tha Berisha.
Berisha shprehu pendesë që në vitin 2017 nuk doli në garë për të shpëtuar Partinë Demokratike, drejtimin e së cilës tha se Basha nuk e meriton.
"Në vend të largimit, vazhdon zbaton urdhra si peng," tha ai.
Ish-Kryetari i PD njoftoi se të mërkurën do të dorëzohen 4 mijë e 200 firma për mbledhjen e Kuvendit ndërsa për Bashën kishte këtë mesazh.
"Përkulu para firmave të anëtarëve të PD-së se 4200 kanë firmosur, do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjerë," tha Berisha.
Deklaratave të Lulzim Bashës se koha e tij ka mbaruar, lideri historik i PD-së iu përgjigj në këtë mënyrë.
"Po një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë, nuk mund të flasë për kohën," tha Berisha.
Në foltoren e Pogradecit Sali Berisha ftoi qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të bashkohen me të për t`i rikthyer Shqipërisë vlerat demokratike.
