Buxheti për Policinë, Kuko: Rritje rrogash për oficerët me pozicione të vështira, fond të posaçëm për RENEA

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së shtetit kanë prezantuar sot buxhetin e vitit 2022 për policinë.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira  Pelushaj, Romina Kuko është shprehur se buxheti  në Ministrinë  e Brendshme është rritur me 4%

Romina Kuko: Kemi një rritje prej 4% të buxhetit të Ministrisë së Brendshme që përkon dhe me prioritetet që kjo Ministri ka nga të cilat 70%  shkojnë për investime dhe 45% shkojnë në teknologji. Ky është nj premtim i mbajtur. Ministria ka nevoja por megjithatë mund të themi se është një rritje e konsiderueshme për periudhën në të cilën ndodhemi.

Ajo thotë se puna në policinë e shtetit ka qenë në disa drejtime ndërsa shton se do të ketë progres të shtuar në vijim.

Romina Kuko: Policia është një shërbim që i takon qytetarëve . Puna në policin e shtetit ka qenë në disa drejtime, së pari për të ndryshuar modelin e shërbimit të policisë. Lufta kundër krimit vijon. Kemi një menaxhim efiçent të policisë rrugore dhe pa e rrënuar lirinë e qytetarit. Do kemi një progres akoma më të shtuara.

Ministria shprehet se ka një fond të posaçëm për forcat RENEA, ndërsa shprehet se do të ketë rritje rrogash për oficerët që kanë pozicione të vështira dhe janë në punë larg banesës së tyre.

Romina Kuko: Ka një fond të posaçëm për forcat RENEA. Do të jetë rritja me 150% të pagave të oficerëve të policisë që shërbejnë në pozicione të vështira, që shërbejnë larg banesës së tyre. Kjo krijon dhe parimin e ekuilibrit përsa i përket  pagave të tjera. në vijim do të ketë dhe rritje të tjera.

Forcat RENEA kanë nevojë jo vetëm për rritjen e pagës por edhe për trajtime shtesë.

Përgatiti për online Anila Kolgjini.