Berisha: Kryetari pa parti harroi votën tuaj, komunikon me 4 muret, Foltorja burim shprese

Nga Pogradeci, ish-kryeministri Berisha në Foltoren e Radhës u shpreh se shqiptarëve u është vjedhur vota, duke përdorur banda dhe para droge, si dhe sistemi i patronazhistëve.

Ai tha se opozita shqiptare dështoi në çdo veprim të saj dhe çdo nismë që ndërmori, pasi shpalli masakrën zgjedhore, kryetari pa parti harroi votën demokrate, po u mor me karrigen e tij.

Berisha: Shqiptarëve u është vjedhur vota, duke përdorur banda dhe para droge, si dhe sistemi i patronazhistëve. Të gjithë këto ndodhën, por opozita shqiptare dështoi në çdo veprim të saj dhe çdo nismë që ndërmori. Pasi shpalli masakrën zgjedhore, kryetari pa parti harroi votën tuaj, po u mor me karrigen e tij.

Për të gjithë këto, ne kemi këtë proces së bashku me gjithë demokratët. Foltorja është shndërruar në një burim shprese dhe kjo është merituar juaj. Kryetari pa parti zgjodhi për mbijetesën e tij, zgjodhi të shkëputet përfundimisht me ju. Komunikon me 4 muret, nuk njeh ligj dhe forume. Sillet sikur të kishte ardhur nga Koreja e Veriut, jo si i shkulluar në Perëndim.