Anisa Ymeri: Prindërit duan ti afrojnë fëmijët me librin

Se pse njerëzit po largohen nga libri, kjo dihet pasi teknologjia  dhe bota virtuale ka ndikuar jo vetëm në vendin tonë por edhe në botë, duke e bërë raportin e njeriut me librin gjithmonë e më të largët për këtë temë u diskutua ditën e sotme në studion e “Jeto më Orën”.

Të ftuar në studio ishin gazetarja Anisa Ymeri dhe shkrimtarja Migena Gjokoli të cilat folën për këtë fenomen ku të rinjtë po i largohen librit çdo ditë edhe më tepër. Ymeri tregoi se duhet të hapen shumë shoqata ku fëmijët të afrohen më tepër më librin. Dhe se duhet të treguar një kujdes e veçantë me temat që trajtohen në këta libra.

“Temat sociale duhet të trajtohen sa më shumë tek fëmijët, tema si bullimzim pasi në shkollë nuk trajtohen fare. Por fëmijët duhet të dinë sesi të sillen kur para tyre mund të jetë një fëmijë autik, të din si ti trajtojnë ata” u shpreh Ymeri.

Ndërsa shkrimtarja Gjokoli tregoi rrugëtimin e saj që fëmijë sesi arriti të qëndronte kaq e lidhur me librin. 

“Që në klasë të parë u lidha shumë me librin, mësuesja është hallka kryesore që fëmijët të bëhen të pandarë më librin, e më pas edhe prindërit duhet të kujdesen për këtë pjesë. Madje u sugjerojë të gjithë fëmijëve jo vetëm të lexojnë por edhe të mbajnë  shumë shënime nga librat, kjo do ti bëjë edhe më të aftë” u shpreh shkrimtarja.

Ymeri ndër të tjera tregoi se prindërit e rinj kanë filluar të kenë një interes të veçantë që fëmijët e tyre të jenë të lexuar.

“Ndoshta ka ndikuar edhe lufta e madhe që kemi me teknologjinë që fëmijët e tyre të rrinë sa më pak në telefon, por pak rëndësi ka. Me rëndësi të madhe është që këta prindër të rinj duan që fëmijët e tyre të lexojn sa më shumë” përfundoi ajo.