Kokalari: Berishën dua ta shoh Kryeministër të Shqipërisë, më 11 Dhjetor do jetë Kryetar i PD
Aktivistja Evi Kokalari, e cila është shfaqur sërish krah ish-Kryeministrit Sali Berisha në ‘Foltoren’ në Pogradec është shprehur se më 11 Dhjetor Berisha do të jetë sërish Kryetar i PD.
Ajo thotë se ‘sulmi’ i Kryedemokratit Lulzim Basha ndaj FRPD është një turp, ndërsa ka falënderuar deputeten Albana Vokshi që tashmë është ngritur kundër kreut të PD.
Evi Kokalari: Pogradeci është shumë i dashur për të dy ne. Unë dua të fokusohem më shumë të Lulzim Basha. Që do ik do ik të gjithë e dimë. Basha ka sulmuar kryetarin e Forumit të rinjve që është një turp sepse këta janë të rinj që duhet të inkurajojmë dhe jo t’i dekurajojmë. Falenderoj Albana Vokshin që është ngritur kundër Bashës, është e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin brenda PD. Më 11 Dhejtor kryetar i PD do të jetë Berisha.
Unë dua të shoh Berishën Kryeministër të Shqipërisë. Berisha duhet të shpallë ‘Non Grata ‘ George Soros. Të njëjtën gjë duhet të bëjë Kosova. Soros ka domtuar demokracinë shqiptare por edhe demokracinë amerikane. Berisha doli hapur. Lojë me Berishën ën nuk bëhet. Më vjen keq që Basha vazhdon të përfitojë nga rasti për t’u marrë me vettingun e refugjatëve që vijnë nga Afganistani. Vettingu për 8 orë nuk bëhet. Pyetja ime për Bashën është se çfarë fiton që i sjellë në PD?
