Berisha nga Foltorja: Shqipëria nuk ka lënë rekord të zi pa thyer në Evropë, kreu i Meduzës po vret shpresat e shqiptarëve
Zoti Berisha takimin e radhës me demokratët e zhvilloi në Pogradec. Demokratët e Pogradecit e pritën me duartrokitje dhe brohoritje.
Ish-lideri i PD-së i shprehu mirënjohjen dhe respektin për mbështetjen e praninë në "Foltore" pjesëmarrësve.
Berisha: Kjo Foltore është shndërruar në burimin e dritës, në tunelin në të cilin ndërhyn në këto 8 vite narko-shteti shqiptar dhe Shqipërinë dhe një apati e pafalshme e opozitës shqiptare. Unë dua të falenderoj të gjithë qytetarët e këtij qyteti, Pogradeci në ët gjitha rrafshet është një nga vendet më të bukura jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të planetit. Sot ne mblidhemi këtu në një moment kritik për vendin sepse në 8 vite Shqipëria nuk ka lënë rekord të zi pa thyer në Evropë. Shqipëria u shndërrua gjatë këtyre viteve nga vendi me rrogat dhe pensionet më të larta në rajon, çka shënonte një hov të jashtëzakonshëm për shqiptarët, sot është vendi me rrogën mesatare më të ulët në rajon, vendi me pensionet më të ulëta, vendi me çmimet më të larta në rajon.
Nga viti 2014 deri më sot shqiptarët kryesojnë Evropën për braktisjen e tyre, 520 mijë shqiptarë kryesisht të rinj janë larguar nga Shqipëria. Shqiptarët nuk largohen se nuk duan vendin e tyre, pro largohen nga ky vend për faktin se nuk ndërtojnë dot jetën e tyre. Kreu i Meduzës me politikat që ndjek vret tek ata shpresën dhe besimin se ky vend mund të bëhet. Edi Rama zëvendësoi shtetin ligjor me narko-shtetin, ndërtoi shtetin në të cilin vendos mafia, mafia dhe vetëm mafia. Korrupsioni është bërë lubi në këtë shtet, ka pasur korrupsion por nuk krahasohet në asnjë dimension me korrupsionin e sotëm.
