Spaho: Pogradeci në mbështetje të Foltores së Berishës për të rrëzuar narko-shtetin e Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 17:21
Deputeti Edmond Spaho nga Pogradeci, ku do të mbahet Foltorja e radhës e ish-kryeministrit Berisha, u shpreh se ky qytet është në mbështetje të ish-kreut të PD-së.
Ai tha se strukturat e partisë në këtë qytet janë në gatishmëri dhe janë mbledhur më shumë se sa 75% e firmave.
Spaho: Nuk është vetëm Pogradeci, por gjithë Shqipëri ku ka një pjesëmarrje masive dhe një mbështetje të gjërë për një PD më të hapur dhe më të madhe, për të rrëzuar narko-shtetin e Edi Ramës. Strukturat e PD-së në këtë qytet janë në mbështetje të Foltores, ndërsa formularët janë firmosur në më shumë se 75%. Basha e ka të hapur derën të kandidojnë për të parë se sa mbështetje ka. Kjo është rruga më e drejtë.
