Berisha: Borxhi në 100%, Rama merr borxh 700 mln euro, ndërsa peng-opozita abstenon

Nga Pogradeci, ish-kryeministri Berisha në Foltoren e Radhës u shpreh se tenderat sekretë të qeverisë janë bërë vetëm për të vjedhur.

Ai tha se mafia e plehrave me inceneratorët është në krye të qeverisë duke ndarë paratë së bashku me këto koncesione.

Berisha shtroi se borxhi ka shkuar në 100% nga Rama, ndërsa mori sërish 700 ml euro borxh, për të cilin opozita abstenoi.

Berisha: Tenderat sekretë me paratë tuaja janë vetëm vjedhje.  Në kulmin e pandemisë, kjo narko-qeveri firmosi kontrata 420 milionë euro për inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, që nuk dihet se ku janë., mafia qëndron në krye të plehrave. Bën një muze të ushtrisë me një tender sekret me një vlerë 6 milionë euro. Kjo u bë sepse ato para u ndanë mes kreut të Meduzës dhe të tjerëve. Vjedhja juaj është ligji i parë dhe themelor i Ramës.

Në 8 vite Rama e ka çuar në 100% borxhin, ndërsa ekonomia shqiptare rrezik të shembet si një piramidë. Borxhi kur merret nuk paguhet nga kryeministri, por nga ju. Këtë vit ai mori 700 mln euro borxh. Por kryetari pa parti urdhëroi për abstenim lidhur me këtë borxh. A mund të abstenoi opozita për një borxh të tillë, vetëm nëse është e marrë peng?