Berisha i përgjigjet Bashës: Nuk mund të flasë për kohën dikush që nuk ka pasur vetë kohë
Nga Pogradeci, ish-kryeministri Berisha në Foltoren e radhës u shpreh se Basha nuk mund të flasë për kohë të ikur, pasi ai vetë nuk ka kohë.
Ai tha se në vitin 2017 kur i ka kërkuar dorëheqjen për humbjen poshtëruese dhe ai refuzoi, Berisha theksoi se duhet të dilte në garë dhe duhet të shpëtonte partinë.
Berisha: Deklaron se kanë ikur kohërat, por një njeri që nuk ka pasur kurrë kohë, nuk mund të flasë për kohën, se duhet të kesh kohë. Duke ju kërkuar ndjesë ju për heshtjen time, ju them se nuk ka pasur shkak tjetër, përpos një vendimi që unë nuk do të kthehesha më, sepse e kisha deklaruar si një ikje pa kthim.
Unë në vitin 2017 kur i kërkova dorëheqjen për humbjen poshtëruese që pësuam dhe ai refuzoi, natyrisht që unë duhet të dilja në garë dhe duhet të shpëtonim partinë nga drejtimi i një njeriu që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj. Nëse unë nuk mbroj forumet dhe votën tuaj, atëherë cili do ta mbrojë?
