Xavi prezantohet si trajneri i ri para mijëra tifozëve të Barcelonës
Një pritje madhështore, si shpëtimtari i Barcelonës. Kjo ishte përshtypja e prezantimit të Xavi Hernandez si trajneri i ri I klubit katalanas para mijëra tifozëve në “Camp Nou”, në shtëpinë ku ai shkëlqeu si lojtar.
Në krah të presidentit Laporta i cili kurre nuk e fshehu dëshirën për ta patur Xavin ne krye të Barcelonës, ai u shpreh mirënjohësh dhe shumë gati për këtë sfidë të madhe.
“Ju nuk e dini sa i emocionuar jam por kemi nevojë për ju. Jemi në një situatë të vështirë dhe kemi nevojë për ju më shumë se kurrë. Le të mendojmë për Barçën. Jam shumë i emocionuar, dua të falënderoj klubin, tifozët. Ne jemi klubi më i mirë në botë, do të punojmë shumë për të arritur suksese të mëdha. Barça nuk mund t’ia lejojë vetes barazime ose humbe, duhet të fitojë çdo ndeshje. Më keni emocionuar. Faleminderit shumë nga zemra. Forca Barça!”, ishin fjalët e trajneri të ri katalanas.
Ndërkohë edhe presidenti Joan Laporta foli para mijëra tifozëve duke deklaruar me siguri se kjo do të jetë një ditë historike që do të mbahet mend dhe do të lërë shenjë në historinë e klubit./Ora News/.
