Hap fals nga Chelsea, barazon 1-1 me Burnley. Shikoni golat

Chelsea nuk arrin të vijojë ecurinë e fitoreve në Premier League. Pas 4 të tillavë radhazi, “blutë e Londrës” u ndalën në një barazim 1-1 ndaj Burnlery, sigurisht rezultat zhgënjyes për Thomas Tuchel.

Ende pa sulmuesit kryesor, të dëmtuar Lukaku e Timo Werner, Chelsea u pa në vështirësi dhe pa shumë ide krijjuese teksa Havertz shënoi në 33’ ndërsa Vydra në 79’ ngriu tifozët në “Stamford Bridge”. Me një barazim të tillë, Chelsea ruan kryesimin me 26 pikë por City është tashmë 23 pikë dhe Liverpool mund të afrohet në 25 nëse fiton.

Në ndeshjet e tjera, Norwichi me Milot Rashicën në fushë mori ndeshjen e parë në Premier League duke mundur Brentford në shtëpinë e këtyre të fundit. Crystal Palace fitoi 2-0 me Wolves./Ora News/.