BE dënon atentatin ndaj kryeministrit irakian: Autorët të japin llogari para drejtësisë

BE "dënon fuqishëm" tentativën për vrasjen e kryeministrit irakian, Mustafa al-Qadimi , sipas një deklarate nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.

Siç shprehet ai, “Autorët e kësaj tentative duhet të japin llogari para drejtësisë. Çdo lloj dhunë është e papranueshme dhe nuk duhet lejuar të rrëzojë procesin demokratik," tha ai, duke shtuar se "qetësia, vetëpërmbajtja dhe dialogu janë thelbësore në periudhën pas-zgjedhore".

"Të gjitha palët duhet të angazhohen në dialog politik dhe bashkëpunim për të adresuar sfidat me të cilat përballet Iraku në interes të vendit dhe popullit irakian."

"BE vazhdon të mbështesë popullin irakian në rrugën e tij drejt paqes, stabilitetit dhe prosperitetit", tha Borell./Ora News/