Pas koncertit tragjik me 8 viktima flet këngëtari: Nuk mund ta besoj, jam i dërrmuar

“Jam i dërrmuar. Nuk mund ta imagjinoj këtë që ndodhi”, tha reperi i njohur, Travis Scott, duke shprehur keqardhjen dhe zhgënjimin e tij më të thellë për tragjedinë gjatë koncertit të festivalin Astroworld në Teksas, SHBA.

Disa orë pasi vendi i koncertit u përlye me gjakun e tetë personave, ndërsa qindra tjerë  u plagosën, këngëtari foli për ngjarjen tragjike, duke thënë se po bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar familjet e viktimave.

"Në një postim në Instagram dje (6 nëntor), Scott shkroi se ishte "i shkatërruar " dhe se po përpiqej të ndihmonte në identifikimin e familjeve të viktimave.

Ai gjithashtu pohoi se nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte dhe "nuk mund ta imagjinonte kurrë seriozitetin e situatës".

Videot përkatëse që janë postuar orët e fundit në rrjetet sociale tregojnë të pranishmit në koncert duke bërtitur “ndale koncertin”, ndërsa dhjetëra u shtynë para skenës.

Sipas informacioneve, policia është në pritje të ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tetë personave.

“Fansat e mi janë e gjithë bota për mua dhe gjithmonë dua t’u lë atyre një përvojë pozitive”, shkroi reperi 29-vjeçar në postimin e tij  në Instagram të shtunën.

“Sa herë e kuptoj që diçka po ndodh, e di, e ndërpres koncertin dhe kërkoj ndihmën e policisë. Nuk mund ta imagjinoja kurrë seriozitetin e situatës”, shtoi ai./Ora News/