Berisha: Basha në 2017 kishte frikë nga Belindi se mos po i zinte vendin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka treguar se përse Krydemokrati Lulzim Basha, la jashtë listës së deputetëve, kreun e FDPD-së, Belind Këlliçi në vitin 2017. 

Në fjalën e tij nga 'Foltorja' me të rinjtë në Tiranë Basha e la Belindin jashtë parlamentit, pasi kishte frikë se mos po i zinte vendin.

Sali Berisha: Belind Këlliçit iu bën padrejtësi të mëdha. Belind Këlliçit u përjashtuar mundësia që t’ju përfaqësuar në parlament pa asnjë motiv tjetër, përveç s’mirës sepse kryetari shihte potencialisht një njeri që mund t’i zinte vendin. Por ai qëndroi besnik, nuk u lëkund.