Berisha sfidon Bashën: Po të ishte burrë do vinte dhe debatonte me mua, kyçet në zyrë dhe jep urdhra nga telefoni
Sali Berisha nga ‘Foltorja’ me të rinjtë në Tiranë i ka bërë ftesë të hapur Lulzim Bashës nga foltorja me të rinjtë demokratë.
Berisha ka thënë se Basha duhet të ishte duke debatuar me Belind Këlliçin, apo edhe vetë atë, por jo të fshihej dhe të trembej nga të rinjtë.
Ai tha se Basha i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD dhe Lidhjes së Grave
Sali Berisha: Pse dyfishohen tarifat tuaja, pse duhet që prindërit të punojnë disa muaj. Që prindërit të shesin dhe lopërn për të sjellë fëmijët në Univeristete Këta qeveritarë arrogantë të korruptuar mendojnë vetëm për pasuritë e tyre. Kreu i meduzës shpenzon në tre- ditë udhëtime 400 mijë euro. Ndodhin sepse këta ministra tenderojnë punë publike me çmime herë më të larta sesa punë publike që tenderohen me paratë e KE. ata kanë frikë ndaj ju, ndaj dhe mbyllën Universitetet duke brohoritur rroftë Covid duke lënë studentët rrugëve.
Kjo është ora juaj, mjerë ata. Ne kemi probleme brenda PD. Kryetari ka humbur çdo lloj morali drejtues dhe së fundmi është vërsulur organizatës së juaj dhe organizatës së grave në një hakmarrje të turpshme. Po të ishte burrë Basha do të ishte këtu së bashku me mua dhe Belindin në një debat. Por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD dhe Lidhjes së Grave.
