‘Foltorja’ me të rinjtë në Tiranë, Berisha: Do shembim muret dhe do përmbysim narkoshtetin

Ish-Kryeministri Sali Berishanga Tirana në “Foltoren” me të rinjtë është shprehur se do përmbysin qeverinë e Edi Ramës.

Në fjalën e tij Berisha është shprehur se "Fotlorja" është vendimtare për shndërrimin e opozitës shqiptare. 

Berisha shprehet se do përmbysin qeverinë që sipas tij është i bazuar në drogën, krimin dhe korrupsionin. 

Sali Berisha: Kjo foltore është vendimtare për përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë shqiptare, në një forcë të sigurtë të fitires. Besoj se kjo ‘Foltore do të jetë një shtytje e madhe për shoqërinë shqiptare. Në radhë të parë për PD që ndodhet në një moment kritik. Jam i sigurt se së bashku do të krijojmë me shpejtësi  opozitën e vërtetë shqiptare.

Dhe njëlloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj, përmbysën diktaturën. Ne do përmbysim narkoshtetin e bazuar në drogën, krimin dhe korrupsioni. Do shembim muret dhe përmbysim këtë regjim i cili më armik se më këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë.