Detaje nga operacioni në Korçë, u sekuestruan mbi 114 kg kanabis, ja kush është avokati i arrestuar

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionin e mbrëmjes së djeshme në qarkun e Korçës.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se dy mjete janë kapur në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit, ndërsa dyshohet se sasia e drogës së sekuestruar është më shumë se 114 kilogramë kanabis, por ende nuk dihet saktë.

Aksioni është kryer nga policia e Korçës, e cila ka ndjekur mjetet deri në Goricë ku dhe ka bërë ndalimin e tyre.

Ende nuk bëhet me dije numri i saktë i të arrestuarve por mes tyre është avokati Joni Mosku. Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë me familjen më makinë.

Pra mendohet se avokati dhe personat e arrestuar në mjetet e tjera të kapura në Goricë mund të kenë lidhje së bashku në trafikun e drogës, por megjithatë nuk ka asgjë të konfirmuar nga policia.