Vlorë/ U kap me 13 kg kanabis në banesë, arrestohet 45 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2021, 12:04
Një 45-vjeçar nga Himara është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur me kanabis në banesë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. B.,.
Policia ka sekuestruar 13 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike cannabis në formë boçeje”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
