Berisha: Basha sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut, thirreni dhe mësojini ‘Abc’-në e demokracisë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Kryedemokratit Lulzim Basha për nisjen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në forumin e gruas dhe atë të të rinjve.
Në fjalën e tij nga 'Foltorja' me të rinjtë në Tiranë, Berisha shprehet se Basha po sillet sikur të kishte studiuar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë.
Ai thotë që Basha duhet të dalë në debat dhe të mësojë nga "AB e demokracisë.
Sali Berisha: Forumi juaj ka statusin e vetë, themelimin dhe organizimin e vetë dhe nuk është pronë. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të statutit, dhe kundër proceseve zgjedhore në radhët tuaja, por ato janë kompetencë e juaja, ekskluzive. Vetëm e juaja! Do jeni ju që do të zhvilloni ju procesin zgjedhor se si do t’i zgjidhni drejtuesit. Kryetari pa parti nuk përcakton dot asgjë, atë e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia, nga ju dhe zonjat dhe zonjushat e PD. Është krejtësisht i pashpresë. Ju sugjeroj që ta ftoni në një debat që mot ë fshihet. Të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju ABC-në e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë.
