Ngacmoi seksualisht dy 14-vjeçaret, ja si u zbulua skandali në Korçë, drejtori ishte konsumues i rregullt i alkoolit

Skandalet seksuale me të mitur vijojnë të trondisin vendin tonë. Së fundmi është zbuluar se drejtori I shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit ngacmonte dy vajza 14 vjeçare, ndërsa gjyshja e njërës prej tyre ka rrëfyer për media se janë të tronditur nga ngjarja. Ajo ka thënë se drejtori e ngacmonte prej së paku 2 javësh mbesën e saj, ndërsa bën apel që drejtësia të vihet në vend.

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngacmimi që drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit, Adriatik Haxhillari bënte ndaj dy vajzave 14 vjeçare.

Fillimisht ka qenë vëllai i njërës prej vajzave, i  cili ka zbuluar të gjithë bisedën mes motrës së tij dhe drejtorit të shkollës, ndërsa ky i fundit i ngacmonte ato edhe në oborrin e shkollës, por edhe në klasë.

Më pas njëra vajzat e cila jetonte tek gjyshërit e saj, pasi prindërit I kishte në Greqi, ajo që ka rrëfyer para mësueses kujdestare dhe psikologut të shkollës ngacmimin që I bënte drejtori Haxhillari.

Menjëherë pas kësaj, ato I janë drejtuar komisariatit të policisë së Pogradecit oficerët e së cilit në prani të psikologëve kanë këmbëngulur për zbërthimin e ngjarjes, ndërsa bënë të mundur arrestimin e drejtorit.

Pas denoncimit janë njoftuar edhe familjarët për ngjarjen e rëndë.

Gjyshja e njërës prej vajzave të mitura është shprehur se drejtori i shkruante që prej dy javësh i shkruante fjalë turpi në telefon të mbesës.

I ka  shkruajtur çupës në telefon. Çupa i ksihte tëhë kujdestares. Nuk e di se çfarë i shkruante, por i shkruante llafe turpi. Kemi frikë ta shpiem në shkollë.


Gjithashtu mësohet se Haxhillari ka qenë një konsumues i rregullt i alkoolit, ndërsa  Burimet kanë saktësuar se ai ka mohuar çdo ngacmim në deklaratën e tij të parë para uniformave blu, ndërsa pritet që në orët në vijon ai të njihet me masë e sigurisë.

Në lidhje me situatën ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila  shprehet se Adriatik Haxhillari do të marrë dënimin që meriton

“Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë të Pogradecit do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe sigurisht do të marrë dënimin e merituar, sepse në institucionet tona arsimore nuk do të ketë kurrë vend për njerëz që guxojnë të dhunojnë pafajësinë e fëmijëve tanë, qoftë edhe vetëm me fjalë apo mesazhe.”