Vrasja dhe zhdukja e Rruzhdi Roxhës, në pranga edhe vëllai i autorit, bashkëpunoi në krim
Një ditë pasi policia ka gjetur kufomën e biznesemenit të ndjerë Ruzhdi Hoxha, i mbuluar me zhavorr në Qafë Mali në Dajt, për vrasjen e tij është arrestuar edhe vëllai ai autorit si person që dyshohet se ka bashkëpunuar në krim. Në pranga janë vëne edhe dy rojet e parcelës e kanabis të Ferdinand Rushajt, i cili ndonëse rezultonte shpallur në kërkim ndërkombëtar vijonte i qetë aktivitetin kriminal në Shqipëri.
Ferdinand Rushaj autori i vrasjes së biznesmenit nga Kamza Ruzhdi Hoxha dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me vëllanë e tij Pajtim Rushaj në vrasjen dhe më pas në fshehjen e kufomës së 43 vjeçarit, trupi i të cilit u gjet në 6 Nëntor në zonën e Dajtit.
Policia e kryeqytetit ka bërë me dije se ka prangosur Pajtim Rushajn 42 vjeç, I cili akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“.Gjithashtu në pranga janë vendosur edhe 2 persona të tjerë, ruanin parcelën e drogës së Rrushit në Dajt, e cila u zbulua pas kontrolleve te policisë për gjetjen e beznesmenit të zhdukur. Sipas policisë Fredi Rrushi, është autor i rrëmbimit dhe i vrasjes së shtetasit Ruzhdi Hoxha si dhe personi i fundit i cili ka kontaktuar me të.
Ai është arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga policia e Tiranës, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, por gjatë marrjes në pyetje ai e ka mohuar autorësinë e vrasjes së biznesmenit. policia bën me dije se si rezultat i kontrollit me qentë e gjurmues, në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë trupi i pajetë i 43 vjeçarit.
Gjithashtu, policia akuzon Ferdinand Rushaj dhe si porositësi dhe organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ballenj, parcele e cila u gjet me datë 31tetor 2021, ku u vunë në pranga shtetasit A. D dhe G. K. Ndaj Fredi Rrushi janë ngritur akuzat “Vrasjes me paramendim” “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Fshehja e kufomës”.
Nga ekspertiza paraprake rezulton se Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri pasi ka dy plagë tejshkuese një në anën e majtë të gjoksit dhe një në qafë. Pistat e hetimit të vrasjes dyshohet të jenë nga borxhet që kishte biznesmeni Ruzhdi Hoxha deri te ajo e konflikteve për parcelat e kanabisit dhe pazaret e drogës.