Paralajmëron Rama: Sanksione për kryebashkiakët që nuk i dërgojnë mbeturinat tek inceneratorët

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka prezantuar planin kombëtar për pastrimin e territorit në vendin tonë.

Rama në fjalëne e tij, është shprehur se të ketë saksione për kryetarët e bashkive që krijojnë vendgrumbullime të paligjshme.

Kreu i qeverisë tha se ministrja e Mjedisit do të jetë e pranishme në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe do bëjë thirrje për rrëzimin e buxhetit, nëse kryetari i bashkisë nuk ka siguruar fondet për pastrimin.

Edi Rama: Ministrja së bashku me të deleguarit, do të jenë në çdo mbledhje të këshillit bashkiak. I bëj thirrje të rrëzojnë buxhetin nëse nuk sjellin fonde të domosdoshme për pastrimin. Çdo bashki ka në dispozicion një pikë fundore për pastrimin e mbetjeve. Eshtë e patolerueshme që mbetjete të grumbullohen në mes të rrugës. Pikat fundore janë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve, dhe fushat sanitare. Asnjë bashki nuk do lejohet që për justifikime, në vend që ti çojë në pikën fundore të krijojë pika të tjera të paligjshme. Për këtë ligji parashikon sanksione për kryetarët dhe bashkitë. Ka dhe një problem, është kollaj që duke hedhur plehrat, duke krijuar pika të paligjshme, jo si puna e kësa këtu, po flas për pika ku kamionët derdhin plehrat.