Kapen sasi të mëdha droge në Korçë, në pranga disa persona, mes tyre edhe një avokat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2021, 22:39
Është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike në qarkun e Korçës.
Mësohet se në këtë operacion janë arrestuar disa persona si dhe janë sekuestruar dis amakina
Lënda narkotike është sekuestruar gjate operacionit të sektorit te anti-trafiqeve, i cili kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.
Po ashtu, bëhet me dije se sasia e madhe e drogës kishte si destinacion Greqinë fqinje.
I përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, sipas burimeve konfidenciale mësohet të jetë edhe një avokat.
Operacioni po vijon, ndërsa priten arrestime të personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.
