Përfundon legalizimi në Baldushk, vijon procesi i regjistrimit të tokave bujqësore

Në Baldushk ka përfunduar legalizimi i të gjitha banesave.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame shpërndau këtë të shtunë 90 vendimet e fundit të legalizimit, ndërsa u njoh dhe me paqartësitë e banorëve në lidhje me regjistrimin e tokave bujqësore, proces që vazhdon ende.

"Me ligjin e ri 20/20, procedurën e tokës e ndjekim ne, zyra jonë. Nuk ke më punë me topografin. Ti vetëm do aplikosh."

Nga Baldushku, Lame tha se të gjitha familjet që e kanë në emër të prindërve të tyre AMTP duhet të nxitojnë për ta përfunduar aplikimin, pasi me vdekjen e personit që ka këtë dokument, procesi vështirësohet.