Muçollari: Nuk e njohim vendimin e Bashës për FRPD-në, ka frikë, kemi firmosur mbi 75% për “Kuvendin”
Në një intervistë për Ora News, Grigels Muçollari sekretari i përgjithshëm i FRPD-së u shpreh se lajmërim i Bashës për zgjedhjet në FRPD është në kundërshtim të këtij statuti.
Ai theksoi se veprimi i Bashës konsiderohet nul nga ana e FRPD-së duke pohuar se ky është një veprim i nisur nga një hakmarrje ose një padije.
Muçollari: Veprimi i Bashës për futjen e FRPD-së në zgjedhje është një gjë e lajmëruar në Facebook që nuk ka një shkresë zyrtare. Në fakt FRPD është një organizëm që është partner i PD-së dhe ka rregulla e statut të pastër. Ne kemi disa rregulla dhe ai lajmërim i Bashës është në kundërshtim të këtij statuti. Ne e parashikojmë se futja në zgjedhje përcaktohet nga statuti dhe sekretari i FRPD-së. Po ashtu kryetari i PD-së shkel statutin e PD-së sepse nuk ka të drejtë që të shpallë zgjedhjet.
Prandaj ne veprimin e Bashës e konsiderojmë nul ndoshta sepse është një veprim i nisur nga një hakmarrje ose një padije. Ndoshta Basha ka edhe panik. Nuk do të lejojmë që të shkelet statuti dhe vlerat e FRPD-së dhe statuti i PD-së. Ne kemi një Foltore ku demokratët flasin për problemet që kanë vetë ata. Ne si njerëz të lirë, kemi vendosur që të jemi të pranishëm dhe të firmosim mbi 75% mbledhjen e Kuvendit të PD-së. Ne po kërkojmë që të mblidhemi dhe të flasim.
Muçollari shtoi se Basha ka frikë nga njerëzit që shkojnë në foltore me lirinë e tyre. Nëse Basha e ndalon këtë gjë, atëherë nuk kemi më një parti Demokratike.
Muçollari: Ne dje kemi marrë një vendim që është miratuar nga gjithë kryesia. Do të mbledhim gjithë institucionet e tjera dhe nuk do të lejojmë që të fyhet dinjiteti ynë. Foltorja nga ana tjetër po prodhon energji dhe debati, e si rrjedhojë edhe një produkt. Prandaj e konsiderojmë si një gjë të mirë. Nuk e di pse Basha ka frikë nga njerëzit që shkojnë në foltore me lirinë e tyre. Nëse Basha e ndalon këtë gjë, atëherë nuk kemi më një parti Demokratike. Në vitin 2020 kreu i FRPD-së i ka shkuar në zyrë Bashës sepse i ka mbaruar mandati. Ai i tha Bashës që donte të hapte procesin, por Basha ka kërkaur shtyrjen e procesit, pasi gjithë energjitë duheshin vendosur në zgjedhje.

