Incidenti i policisë me gazetarët në Qafë Mollë, SHÇBA njofton se ka nisur inspektim

SHÇBA ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm të policisë me median në Qafë Mollë, zonë ku u gjet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha, ku një polic shtyu një gazetare dhe operator që ndodheshin aty për raportim duke u  rrezikuar jetën.

Në një deklaratë në faqen zyrtare në facebook, SHÇBA njofton se në vijim të lajmit të publikuar në media mbi sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur prej 20 tetorit 2021, u gjet sot i vrarë me armë zjarri.

Trupi i pajetë, i mbuluar me zhavor e gurë, është gjetur sot paradite (6 Nëntor 2021) në Qafë-Mollë mbrapa Dajtit.