Incidenti i policisë me gazetarët në Qafë Mollë, Gledis Nano pezullon nga detyra oficerin e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë e ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë që shtyu një gazetare dhe një operator ditën e sotme.

Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë ku gjatë raportimit për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha punonjësin e policisë Sh.T. ka shtyrë duke rrëzuar këta dy persona.

Ka qenë drejtori Policisë së Shtetit Gledis Nano, ai që ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

“Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që përforcon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cenimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.” – thuhet ndër të tjera në njoftimi ne policisë.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur prej 20 tetorit 2021, u gjet sot i vrarë me armë zjarri.

Trupi i pajetë, i mbuluar me zhavorr e gurë, është gjetur sot paradite (6 Nëntor 2021) në Qafë-Mollë mbrapa Dajtit.