Plumba në ish-Bllok, plagoset me armë zjarri 32-vjeçari

Një 32-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pranë kafe "Roma". I plagosuri është identifikuar si shtetasi Ilir Shkurti.

"Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri  shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.

Ora News mëson se ai është qëlluar në këmbë.

Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë  të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

"Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes" njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Plumba në ish-Bllok, plagoset me armë zjarri 32-vjeçari