Tiranë, makina merr flakë në ecje e sipër, dyshohet defekt teknik

Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër ditën e sotme në te Kthesa e Kamzës, në Tiranë.

Mësohet se shkak për zjarrin ka qenë një defekte teknik dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 17:00, tek Kthesa e Kamzës, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R. Gj, ku ka vetëm dëme materiale.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.