Akuzohet për abuzim seksual me të mitur, princi britanik pritet të dalë para gjyqit në 2022

Një gjykatës federal i Manhattan tha se Princi Andrew i Britanisë mund të përballet me një datë gjyqi midis shtatorit dhe dhjetorit të vitit 2022 në një çështje civile që përfshin një grua që po e padit atë për abuzim seksual kur ajo ishte e mitur.

Gjykatësi i qarkut të SHBA-ve, Lewis Kaplan tha gjatë një konference të mërkurën se, për shkak të pandemisë, është e vështirë të caktohet një datë e saktë e gjykimit për shkak të problemeve me akomodimin e sigurt të jurive.

Çështja përfshin një grua të quajtur Virginia Giuffre, e cila pretendon se ajo ishte trafikuar nga Jeffrey Epstein dhe e detyruar të bënte seks me miqtë e tij, përfshirë edhe princin.

Giuffre pretendon se sulmet ndodhën në Londër, Nju Jork dhe ‘Ishujt e Virgjër’ të SHBA –ve dhe se Andrew ishte në dijeni se ajo ishte 17 vjeç kur filluan incidentet e supozuara.

Në një mocion për shkarkim të paraqitur më 29 tetor, një avokat i Andrew tha se ai "mohon pa mëdyshje akuzat e rreme të Giuffre kundër tij".