VIDEO/ Nisi ta rrihte me grushte, gruaja i kundërpërgjigjet burrit, merr karrigen dhe e godet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2021, 15:47
Një video e cila është publikuar nga mediat e huaja po bën xhiron e rrjetit.
Kamerat e sigurisë në një lokal në Vietnam kanë kapur momentin e sherrit mes një gruaje dhe një burri.
Siç shihet teksa të dy po bisedonin në kafe, burri në një moment ka nisur të godasë gruan.
Por kjo e fundit nuk ka hezituar dhe i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë. Shihet se fillimish ajo e godet me grushte e më pas merr karrigen dhe e gjuan.
Më pas burri është tërhequr, ndërsa gruaja ka ikur.