Përplaset aeroplani në Rusi, dyshohet se të gjithë personat në bord kanë humbur jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2021, 15:32
Një aeroplan mallrash bjellorus u rrëzua të mërkurën, 3 nëntor teksa po përpiqej të ulej në Rusinë Lindore, thanë zyrtarët.
Punonjësit rusë të urgjencës thanë se ekipet e shpëtimit kanë gjetur katër trupa pasi avioni An-12 u rrëzua në Irkutsk, në Siberinë lindore.
Avioni mori flakë pas rrëzimit dhe të gjithë personat që ndodheshin në bord mendohet se kanë vdekur.
Kompania që zotëronte aeroplanin tha se në të ishin shtatë persona.
Avioni ishte nisur nga Bilibino në rajonin Chukotka në verilindje të Rusisë dhe bëri një ndalesë në Yakutsk përpara se të vazhdonte për në Irkutsk.
Sipas medieve ruse, avioni dështoi të ulej në përpjekjen e parë dhe u rrëzua kur u përpoq sërish të ulej. Shkaku i përplasjes nuk dihet ende.
