Parashikimi i horoskopit për muajin Nëntor nga Meri Gjini: Kujdes mos merrni vendime spontane

Atsrologia, Meri Gjini, bën parashikimin mujor për 12 shenjat e horoskopit për muajin Nëntor.

Në intervistën në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, Meri tregon se ku duhet të kujdeset çdo shenjë e horoskopit.

Ndër të tjera ajo thekson se të gjitha shenjat e horoskopit duhet të tregojnë kujdes të veçantë në marrjen e vendimeve këtë muaj.

"Mos bëni asgjë në formë spontane, sidomos ato që kanë lidhje me ekonominë", u shpreh astrologia.  

Dashi

Muaji Nëntor do ju sjellë stabilitet dhe strategji në raporte familjare dhe në karrierë.

Demi

Vijnë rregullime dhe zbukurime në jetën personale, familjare dhe çift. Hëna e re mund të sjellë pak dilema. Jini të kujdesshëm në mënyrën se si komunikoni me bashkëpunëtorët tuaj në biznes dhe punë.

Binjakët

Profesioni është prioritet për këtë muaj. Por pikëpyetjet dhe ankthi nuk do mungojnë. Disa nga binjaktë do mund të marrin vendime jetësore. Bëni kujdes me fizkun në 10 ditëshin e parë të muajit.

Gaforrja

Do ketë zhvillime të forta në shumë drejtime, sidomos në dashuri. Do rrethoheni nga njerëz që do ju ndihmojnë në zhvillimet personale.  Mos i vendosni gjerat në mikroskop, në mënyrë që mos krijoni konflikte.

Luani

Një muaj shumë produktiv dhe i mirë. Por mund të ketë anulime dhe ri-pozicionime  të mundshme. Do ju ofrohet dhe propozohet diçka shumë e mirë.

Virgjëresha

Zgjerohet pjesa e bazës për të shtuar para në jetën tuaj. Do ketë vrap për çështje familjare, por stabiliteti do ju ndihmojë t'i përballoni më mirë.

Peshorja

Pavarësisht presionit, këtë muaj do përballoni të gjithë presionin dhe vrapin në jetën tuaj të përditshme. Do ketë pak nervozizëm. Idetë tuaja do marrin formë në mesin e nëntorit.

Akrepi

Pavarësisht ngarkesës dhe intensitetit në jetën e përditshme, do të keni mundësinë t'i kontrolloni të papriturat. Kontrolloni komunikimin në punë dhe shtëpi.

Shigjetari

Nëntori muaj i mirë në kontakte, studime, punë dhe ekskursione. Do ketë kontakte të rëndësishme në axhend.

Bricjapi

Duan të jenë të bukur, në qendër të vëmendjen dhe duan të merren me çfarë kanë të rëndësishme për veten. Duhet shumë kujdes për raportet ndërpersonale të rëndësishme.

Ujori

10 ditshi i tretë do ketë zhvillime të mira. Në 10 ditshin e parë do seleksionojnë gjërat që ia vlejnë, dhe ato që nuk kanë rëndësi për ta.

Peshqit

Do bëhen të guximshëm, këmbëngulës. Do kenë vetëbesim të lartë. Kujdes me fizikun deri në darën 6. Venusi te Bricjapët di t'i japë stabilitet./Ora News/