Video/ Momenti kur shoferi i autobusit shpëton nënën e cila donte të hidhej nga ura bashkë me djalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2021, 15:45
Një shofer autobusi ndaloi një grua me fëmijën në krahë e cila po tentonte vetëvrasjen duke u përpjekur të hidhej nga një urë në Guangzhou, Kinë.
Një video e postuar në internet tregon gruan e cila tenton të hidhet nga ura ndërsa mban djalin e saj në krahë përpara se shoferi të ndalojë autobusin, të vrapojë jashtë dhe ta kapë gruan duke mos e lejuar të hidhet.
Sipas medieve vendase gruaja dhe fëmija janë shëndoshë e mirë.
Shikoni videon:
