Tragjike! 55-vjeçari në SHBA vret gruan dhe dy fëmijët, njëri prej tyre i birësuar në Shqipëri

Një ngjarje tragjike është regjistruar në SHBA, një 55-vjeçar në Kolorado ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve ishte i adoptuar në Shqipëri.

Sipas mediave amerikane, pasi ka vrarë fëmijët dhe gruan, burri ka vrarë edhe veten. 

Mësohet se Christof Kreb, 55 vjeç vrau gruan me të cilën ishte i martuar prej 26 vitesh, Yvette Siegert-Kreb, 50 vjeç dhe fëmijët e tyre, Felicity Kreb, 13 vjeç dhe Barrett Kreb, 9 vjeç.

Mësohet 9-vjeçari ishte adoptuar nga një çift në Shqipëri.

Mësohet se ku policia ka arritur në banesë, kanë gjetur të pajetë katër anëtarët e familjes. Deri më tani nuk dihen arsyet që kanë çuar burrin të merrte një veprim të tillë.

Familja kishte 8 fëmijë, 5 prej të cilëve ishin të birësuar. Muir Mellini tha se Felicity Kreb ishte birësuar në Kinë dhe vëllai i saj Barrett, i cili po ashtu u vra nga babai i tij adoptues  ishte birësuar në Shqipëri.

Christof Kreb ishte bashkëpronar i Specialty Sports and Supply, një dyqan armësh në Kolorado Springs,.

Përfaqësuesi i familjes Laura Muir Mellini tha se Kreb së bashku me gruan e tij ishin veteranë të ushtrisë amerikane, tha.