Ish- futbollisti tregon marrëdhënien me Metën: E kam shok fëmijërie, më ka dhënë shpërblim si asnjë president më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 22:53
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Rudi Vata, ka treguar marrëdhënien me Presidentin Ilir Meta.
I ftuar në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, Vata është shprehur se Metën e ka shok që në fëmijëri, ndërsa shton se kreu i shtetit e ka mbështetur kombëtaren e vendit tonë.
Rudi Vata: Ilir Metën e kam shok fëmijërie. Dhe shokun e mbaj shok. Mua Ilir Meta më ka respektuar kur unë kam qenë kapiten i Kombëtar së Shqipërisë. Ka respektuar ekipin kombëtar, e ka ndihmuar me bonuse me projekte. Më ka dhënë shpërblim si asnjë kryeministër dhe president më parë. Ka dhënë sinjale që është një burrë që i pëlqen sporti, që ndihmon sportin. E mbaj mend si burrë të tillë, dhe që nga ajo kohë më ka ndjekur edhe në vazhdimësinë time si futbollist.
