Expuls emisioni më i ndjekur në TikTok

#Expuls, një program nga Ronaldo Sharka që nisi më 2 janar të këtij viti, ka "mbërthyer" çdo javë para ekranit të RTV Ora qindra e mijëra shikues për shkak të materialeve që transmetohen në atë program.

Sharka, i njohur për natyrën e tij thumbuese, të drejtpërdrejtë, dhe origjinale ka depërtuar tek publiku me pyetjet qe rrallë moderatorë kanë guximin t'i bëjnë.

#Expuls njihet për lajmet ekskluzive qe Sharka me aftësitë e tij gazetareske nxjerr nga të ftuarit, por gjithashtu dhe për hapësirën e dedikuar muzikës popullore, debatit, ndaj ky program ka depërtuar tek çdo grup moshë.

#Expuls ka grumbulluar miliona klikime në kanalin e YouTube të RTV Ora, Instagram apo Facebook, por këtë herë #Expuls thyen rekord në rrjetin social më të ndjekur aktualisht në botë, "TikTok".

#Expuls bëhet emisioni shqiptar më i ndjekur në "TikTok" më një faqe të dedikuar. Mbi 10 mijë shqiptarë në pak muaj janë bërë pjesë e faqes së emisionit, 187 mijë like, miliona views e qindra komente apo mijëra share.

#Expuls transmetohet çdo të shtunë në ekranin e RTV Ora prej orës 23:00, për të ndjekur episodin e fundit klikoni linkun më poshtë: