Dajana Shabani i plas të gjithëve të vërtetën në fytyrë: Nuk e keni me rastin e keni me individin, Zoti iu faltë hipokrizinë!

Rasti i dhunës të 6-vjeçares nga babai i saj në Kamëz bëri bujë por reagimi nga shoqëria, shoqatat dhe media nuk ishte ai që pritej.

Të gjithë këtë moderatorja Dajana Shabani nuk mund ta anashkalonte duke u shprehur:

"Ne jemi dhe ai popull që është bërë nami në Kamëz, ka rrahur babai vajzën 6-vjeçare, dhe vetëm një portal e ka nxjerrë, asnjë nga mediet, asnjë nga këto vip-at që bëjnë moral, stër-moral.

Asnjëri nuk ka reaguar , nuk e di ku janë këto njerëzit e irrituar?

Zot na fal! Zoti iu faltë për hipokrizinë që keni, ju a them me shumë sinqeritet. Jeni shumë falso dhe shumë hipokritë.

Më vjen ta mbyll vetëm me një shprehje :

Zoti ju a faltë hipokrizinë, sepse i bie vetëm kur janë personazh publik ju vini gishtin, pra ju nuk e keni asnjëherë me rastin e keni me individin.

Zoti ju faltë! "

Me këtë deklaratë Dajana Shabani i dha një shuplak të fortë të gjithë hipokritëve, moralistëve dhe gjithë falsitetit që na rrethon si shoqëri.

Duke ngritur zërin pikërisht aty ku duhet.