A do jetoje me vjehrrën? "Kush i do plakat sot", tha një qytetar, " Nusja ta respektojë vjehrrën ", thotë një tjetër

Tradita shqiptare kërkon që babai dhe nëna e djalit të jetojnë në të njëjtën shtëpi me të birin dhe nusen. Por a vazhdon të respektohet ende ky zakon nga e kaluara?

A do jetoje me vjehrrën dhe me vjehrrin? A ka më vajza  që jetojnë me vjehrrën dhe me vjehrrin?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora.

Mesa duket për disa qytetarët jetesa me vjehrrin dhe vjehrrën është diçka normale për deri sa të dyja palët gjejnë  gjuhën e përbashkët midis tyre dhe i zgjidhin problemet nëpërmjet dialogut.

Gjithashtu një pjesë e qytetarëve u shprehën se nusja dhe vjehrra e duan njëra - tjetrën për interes.

"Nusja duhet ta respektojë vjehrrën, t'i flasë me edukatë", tha një qytetare.

"Kush i do plakat sot? Secili të jetojë më vete", tha një tjetër.