Dajana ka dicka për t’a ndarë me ndjekësit/ E gjitha ndodhet brenda një zarfi

D-Night është një emision i mbushur me të papritura, shpesh edhe me shumë surpriza. I tillë ishte edhe dedikimi i ardhur në adresën e drejtueses së programit, Dajana Shabanit.

Admiruesit nga ekrani kanë zgjedhur të jenë më afër Dajanës duke ndarë me të disa momente të bukura e prekëse.

Në tavolinë është një zarf, por çfarë shkruhet brenda në letër?

"Dikur të kam thënë që mbretëreshë nuk të bën vetëm paraqitja që ke, por sjellja dhe zemra, ti i ke të dyja plus edhe emri.

Të kam ndjekur gjithmonë dhe në të mira dhe në halle që ke pasur, dhe nuk je rrëzuar kurrë edhe kur ke qenë në taka.

Dajana: Sigurisht nuk mund t’a evitoja të qarën, sepse fakti që më ka ndjekur edhe në hallet e mia ishte goxha e fortë. E vërtetë, u përpoqa të mos rrëzohem."

Letra vazhdon akoma më shumë, madje deri në 4 faqe ku shkruhej për kushtet e vështira brenda qelive të burgimit në Shqipëri, sidomos të ndaluarit për të takuar familjarët e tyre.

D-Night nga Dajana Shabani RTV Ora nga E Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: