Mbretëresha Elizabeth nuk i dëgjon fjalët e mjekëve, “arratiset” me Jaguarin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2021, 08:20
Mbretëresha Elizabeth është rishfaqur pas 10 ditëve pushim të urdhëruara nga mjekët. Ajo është fotografuar nga paparazët duke drejtuar makinën pranë pronës së saj në Windsor.
Monarkja 95 vjeçare po drejtonte Jaguar-in e saj, “e maskuar” me syze dielli dhe një shall.
Buckingham Palace raportoi të premten se Madhëria e Saj kishte pranuar rekomandimin e mjekëve për të mos u përfshirë në ngjarje zyrtare për të paktën dy javë.
Madje, Mbretëresha nuk po merr pjesë as në takimin e COP26 që po mbahet në Glasgow.


